Cilësia e ajrit në Kosovë vazhdon të jetë e ulët

Cilësia e ajrit në Kosovë vazhdon të jetë e ulët. Sipas njoftimit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, cilësia e ajrit aktualisht është e pashëndetshme për personat e ndjeshëm.

Instituti u ka bërë thirrje personave të ndjeshëm që të kenë kujdes, meqë ajri sot është i pashëndetshëm për këto grupe.

Kujtojmë se, cilësia e ajrit vazhdon të jetë e ulët tash e disa ditë.