Çitaku – Aliut: Nuk mund ta duash Shqipërinë duke e urryer Kosovën

Nënkryetarja e PDK-, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se qeveritë janë të përkohshme, kurse Kosova është e përjetshme.

Duke iu përgjigjur ministrit Liburn Aliu, i cili nuk beson se Kosova është projekt i përjetshëm, ajo ka thënë se nuk mund ta duash Shqipërinë duke e urryer Kosovën.

“Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën. Qeveritë janë të përkohshme. Kosova është e përjetshme.”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.