Çitaku takohet me deputeten britanike: Kosova e bekuar që mund të llogarisë në miq si Alicia

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns.

Këtë takim, Çitaku e ka cilësuar si të “ngrohtë dhe miqësor”, teksa ka vlerësuar mbështetjen e Kearns ndaj Republikës së Kosovë.

“Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike mund të llogarisë në miq si Alicia”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

E Diela ska se si të fillonte më mirë.

Takim i ngrohtë dhe miqësor me Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike mund të llogarisë në miq si Alicia.