Çka përmbajnë fletushkat që u shpërndanë dje në Mitrovicë të Veriut

“S’ka dorëzim” – kështu u shkrua në njërën nga fletushkat që u shpërndanë në Mitrovicë të Veriut, pas protestës që u mbajt të hënën më datë 12.02.2024, në të cilën u kundërshtua rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës.

Fletushka në fjalë rendit 10 pika për të cilat pritet që të protestohet më 24 shkurt të këtij viti.

Serbët lokal të veriut të Kosovës pritet që të protestojnë kundër disa vendimeve që janë marr nga institucionet e Kosovës, e të cilat nga ana e tyre janë cilësuar si shkelje e të drejtave.