Çmimi i peletit për një ton, nga 179 euro sa ishte në vitin 2021, ka shkuar në 400 euro këtë vit.
Në lidhje me këtë rritje çmimesh, ka reaguar Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, në profilin e tij në Facebook.
Këto janë dy masat që po shqyrtohen për çmimin e bukës dhe produkteve tjera bazike
Lutfiu ka pyetur nëse ka kush merret me prodhuesit apo ata që importojnë këtë material për ngrohje.
“Dallimet në çmime: Korrik 2021, një ton pelet 179 euro
Korrik 2022, një ton pelet 400 euro!
A ka kush merret me prodhuesit dhe importuesit e peletit?”, ka shkruar ai.