Çnjohja e Kosovës nga Togo, presidentja hesht, ish-diplomatët kritikojnë

Tetë vite më parë ishe pritur mjaftë ngrohtësisht në Kosovë.

Mirëseardhje kryediplomatit të Togos Robert Dussey, i uronte homologu i tij kosovar, Envet Hoxhaj.

Dyshja patën nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha.

Por ky bashkëpunim nuk do të zgjaste edhe shumë, pasi Togo tashmë ka tërhequr njohjen e Repubikës së Kosovës.

Kështu deklaroi të hënën në Beograd kryediplomati i këtij shteti.

E ai që punoi për vite të tëra për ta siguruar këtë njohje ka frikë se numri i çnjohjeve mund të rritet.

Duke analizuar punën dy-vjeçare të Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj ka një kërkesë konkrete për kryeministrin Kurti.

Nuk dihet nëse Albin Kurti do ta marr parasysh këtë kërkesë, mirëpo hiq më e interesuar për të folur për këtë çështje nuk u tregua të martën shefja e shtetit, Vjosa Osmani.

Kjo çasje e krerëve të shtetit edhe sipas një ish-diplomati po konsiderohet si e dëmshme për vendin.

Murtezaj ka përmendur edhe shembuj konkret të dështimeve sipas tij të kësaj Qeverie në arenën ndërkombëtare.

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar, duke shkruar se çnjohja nga Togo ka ndodhur në vitin 2019 e jo këtë vit.