CNN: Piramida e Tiranës ndër projektet arkitekturore më të mira të vitit

“Në qendër të qytetit të Tiranës, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse”, kështu e nis artikullin media prestigjioze CNN për Piramidën e Tiranës.

CNN ka shkruar se Piramida është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest e ka cilësuar si më nga spektakolarët të vitit përmes listës vjetore “ Works of Wonder” ose “WOW”.

Çdo vit, lista WOW nxjerr në pah projektet e reja, më të jashtëzakonshmet në mbarë globin, ku në listën e këtij viti përfshihen objekte nga pesë kontinente të ndryshme.

Sam Cochran, drejtor i karakteristikave globale të AD ka shpjeguar për CNN arsyet pse është zgjedhur dhe Piramida e Tiranës si pjesë e listës WOW.

“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen”, deklaroi Sam Cochran.