COVID, 87 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se 87 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19 pozitivë në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 46 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 41 pacientë.

Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë, me 33 të tillë. Ndërsa nga radhët e spitaleve rajonale, prin ai i Gjilanit me 15 pacientë COVID pozitivë.

Vetura godet motoristin në Rahovec dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Gjithashtu, raportohet se dy foshnje me COVID janë duke marrë trajtim në Neonatologji.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 32 pacientë + 1 në Intensive

Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 15 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë.

Vetura godet motoristin në Rahovec dhe ikë nga vendi i ngjarjes