Çudit Halil Matoshi: Marksi dhe Muhamedi janë kushëri të parë për nga idetë

Analisti dhe gazetari, Halil Matoshi ka thënë se Kosova rrezikohet nga radikalizmi fetar dhe popullizmi.

Matoshi i ftuar në Kanal10, ka thënë se ka shenja se është dëmtuar imazhi i Kosovës nga radikalizmi fetar.

Ne tashmë kemi edhe indikacioni se është dëmtuar imazhi i popullit të Kosovës nga radikalizmi fetar. Radikalizmi është njëshi dhe popullizmi pas tij. Sepse janë fanatik që të parët. Definitivisht se Marksi dhe Muhamedi janë kushëri të parë. Kushëri për nga idetë” – ka thënë Matoshi.

Tutje Matoshi është pyetur se sa është rrezik që Albin Kurti të bëhet autokrat, ai e mohuar një gjë të tillë.

Jo nuk është. Albin Kurti është i vetëdijshëm për gjeografinë, mendësinë, konstilacionin politik dhe diplomatik në të cilin ai funksionon.” – tha Matoshi.