Daçiq: Cameron duhet të “dënohet ashpër” për deklaratat në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se deklarata e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron, se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën të marrë njohje të reja, është jashtëzakonisht hipokrite dhe meriton dënimin më të ashpër.

Daçiqi kritikoi Cameronin se pse i njëjti nuk tha asnjë fjalë se përse kryeministri Albin Kurti dhe Kosova refuzojnë ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit në lidhje me Asociacionin.

Ai tha po ashtu se ministri i Jashtëm britanik nuk tha asnjë fjalë për terrorin dhe dëbimin e dhunshëm të më shumë se 200 mijë serbëve, si dhe për shkatërrimin e kishave dhe manastireve të krishtera serbe nga mesjeta.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha të enjten në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja