Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë, këto janë çmimet e tyre

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë, këto janë çmimet e tyre

Tashmë edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen e vlefshme kualifikuese për EURO2024 Zvicër-Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Federata Zvicerane e Futbollit. Ajo  ka njoftuar përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale se i ka nxjerr në shitje biletat për duelin

Çmimi i biletave do të sillet nga 15 deri në 95 euro. Ndeshja Zvicër-Kosovë zhvillohet më 18 nëntor.