David Cameron në Kosovë, sot takohet me Osmanin dhe Gërvallën

Kryediplomati britanik, David Cameron, mbrëmë ka arritur në Prishtinë për vizitë zyrtare.

Sipas agjendës, Cameron sot në orën 08:00 do të pritet në takim nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla Schwarz. Pas takimit, dyshja do dalin në konferencë të përbashkët për media.

Po ashtu në orën 09:10, kreu i diplomacisë britanike do shkojë në Presidencë, ku do të takohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Cameron i cili për herë të parë po vizitin Kosovën, mbrëmë u takua me kryeministrin, Albin Kurti.

Në takim u fol për fushat dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve, teksa Kurti e njoftoi Cameronin me progresin dhe arritjet e Kosovës.