Dedaj tregon për komunikimin që kishte me Thaçin pasi u ndalua në Drenicë

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është shprehur se ish-presidenti Thaçi nuk e kishte marr në pyetje, por vetëm kishte bashkëbiseduar për zhvillimet politike pas ndalimit në Drenicë.

“Më ka thirr dikush më ka dërgu në një dhomë ku ka qenë presidenti Thaçi, jemi ulë dhe kemi bashkëbisedu” tha ai.

Nacionale sjell një pjesë të përgjigjeve:

Dedaj: Është fat i delegacionit që ka qenë presidenti Thaçi ishte aty.

Prokurorja: Në vitin 2001 keni thënë në UNMIK që Thaçi, Sabit Geci e Rexhep Selimi ishin udhëheqësit kryesorë. Keni thënë se ata urdhëruan rrahjen tuaj

Dedaj: Pas luftës kam pasur dezinformata nga më të ndryshmet për figurat kyçe të UÇK-së. Nëse një rren përsëritet çdo ditë njeriu që e ka bërë mund t’i besojë. Më kanë shti me mëndu që edhe Thaçi mund të jetë fajtor për ndalimin tonë. Nuk kam dëgju asnjëherë që Thaçi ka dhënë ndonjë urdhër. Hashim Thaçin në një ofensivë e kam takuar, dhe ai ka thënë duhet me u largu, dhe në mbrëmje ajo shkollë është bombardu. Sepse forcat serbe kanë dashtur me na vra aty edhe me gjuajt naj emblemë të UÇK-së e me fajësu UÇK-në, sikur me rastin Panda në Pejë me diskreditu UÇK-në. Në bazë të forcave serbe jemi këtu.

Prokurorja: Ju po thoni që nuk jeni i sigurt kush ka hyrë në klasë, dhe Thaçin e keni parë në oborr?

Dedaj: Jeni kah mendoni që kjo ngjarje ka ndodhur sot, e unë me pas të incizuar. Këto ngjarje kanë noddhur para 25 vjete.