Deputetët e VV-së shkojnë në Podujevë: Interesohen për gjendjen e hoxhës që u rrah nga xhemati

Imami i fshatit Lupç, Zeqir Berisha po trajtohet në Klinikën e Neurokirurgjisë. Pas rrahjes së rëndë nga tre vëllezërit Murturi, imami Berisha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Podujëve gjatë ditës së sotme kanë qëndruar zyrtarët e Vetëvendosjes. Ata, aty kanë takuar zyrtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame të këtij qyteti.

Zbulohet identiteti i “vajzës së Prokurorit” që kërcënoi kalimtaren (EMRI)

Deputetët Mefail Bajqinovci, Fatmir Humolli, Driton Hyseni dhe Fitim Haziri, janë interesuar për gjendjen e imamit Berisha i cili u rrahë gati për vdekje nga tre vëllëzërit Murturi.

Në Këshillin e BIK-ut në Podujevë, deputetët e pritën nga Kryetari Mensur Hoti dhe Kryeimami Bekim Jashari.

Emërohet bordi i kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”

“Deputetët kanë shfaqur përkrahjen e parezervë ndaj Bashkësisë Islame të Podujevës dhe kanë inkurajuar zyrtarët e KBI-së që të vazhdojnë në frymën e ruajtjes së paqes e besimit dhe traditës në frymën e ruajtjes së qenies sonë Kombëtare. Ata shfaqën shqetësimin e tyre në lidhje me sulmin ndaj imamit Berisha dhe solidarizimin e plotë me familjen e imamit dhe Këshillin e Bashkësisë Islame” thuhet në njoftimin e KBI-së së Podujevës.