Deputeti gjerman: Anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihet me dialogun

Deputeti gjerman socialdemokrat, Frank Schwabe, ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës sa më shpejt të jetë e mundur dhe se vendimin që Kosova të mos futet në agjendë në ditët kur u mbajtë takimi i ministrave është vendim i gabuar.

Ai theksoi se çështja e antarësimit të Kosovës në KiE nuk duhet të përzihet me bisedimet.

“Mendoj se fatkeqësisht ka një përzierje të organizatave dhe negociatave ndërkombëtare. Ne kemi Këshilli i Evropës, kemi vlerat tona, masat tona, procedurat monitoruese për sa i përket situatës së demokracisë dhe të drejtave të pakicave sidomos, pra komuniteti serbë do të kishte zë më të mirë në Këshill të Evropës dhe këtë nuk duam ta përziejmë me negociata tjetërkund. Ne nuk jemi pjesë e negociatave, pra nuk kemi nevojë ta dëgjojmë Serbinë”, deklaroi deputeti gjerman.

Nuk duhet ti përziejmë diskutimet, negociatat tona me diskutimet e negociatat tjera,. E kuptoj se ka një proces mes Serbisë dhe Kosovës por të ardhmën, por kjo nuk ka të bëjë më organizatën tonë.

Organizata jonë duhet të vendosë nëse ky vend i përmbushë detyrimet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Në krahasim me shtetet tjera anëtare, Kosova qëndron shumë më mirë”, theksoi ai.

Tutje Schwabe tha se inkurajon qeverinë dhe opozitën kosovare që të bëjë çdo gjë për tu përafruar sa më shumë me Këshillin e Evropës. Ai deklaroi se ne anën tjetër ata do të përpiqen ta shtyjnë Komitetin e Ministrave që të marrin vendim pozitiv.

“Jo pse duhet të negocioni diccka me Serbinë, këtë duhet ta bëni për vete, për Kosovën, pra për të forcuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Jeni në rrugë të mirë por jo në fund të rrugës. Ne do të japim shembullin se ne nuk e pranojmë faktin që Komiteti i Ministrave nuk duan ta vendosim, ata duhet ta vendosin sepse ne i kërkojmë vendim pozitiv”, deklaroi ai.

Duke folur për çështjen e dialogut me Serbinë dhe Asociacionit, deputeti gjerman socialdemokrat, Frank Schëabe tha se Kosova duhet të bëjë hapa të rëndësishëm për t’i siguruar të drejtat e pakicave.

“Nëse duhet të bëhet kjo, në cilëndo negociatë, më mirë të bëhet menjëherë dhe i kërkoj secilit në Republikën e Kosovës që ta përkrahin këtë”, tha ai.