Deputeti i LDK-së ia numëron ministres Nagavci 15 dështime: Shkelja e Kushtetutës, puna e vetme që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka bërë me dije se mungesa e teksteve falas për nxënësit për këtë vit nuk është rastësi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë një bilanc të MASHT-it, duke ia numëruar dështimet ministres Nagavci.

E vetmja gjë që ka bërë kjo ministre, sipas tij, është shkelja e Kushtetutës.

“Librat NUK janë rasti i vetëm…Tash kur kanë mbet edhe pak ditë deri te fillimi i vitit shkollor në Kosovë, po e bëj bilancin e dështimeve të kësaj qeverie në fushën e Arsimit e sidomos nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, ka shkruar ai, duke përmendur me emër 15 dështimet.