Deputetja e Kuvendit të Kosovës jep shpresa për tërheqjen e trustit

Deputetja nga radhët e komuniteteve, Duda Balje, thotë se nesër do të votojë për tërheqjen e parave nga Trusti.

“Dua të mendoj pozitivisht dhe po dua të mendoj se do të kalojë. Unë i kam dhënë përkrahje edhe në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, përkrahje do të japë edhe nesër”, tha Balje.

Balje shtoi për GazetaBlic se çështja e Trustit tani është më ndryshe se herën e kaluar, pasi siç e cek Trusti shkon në Kuvend nga nënshkrimet e qytetarëve.

Balje shtoi se qytetarët e kanë vërtetuar se kanë nevojë për ato mjete dhe sipas saj duhet të përkrahet.

“Mendoj se këtë herë Trusti ka ardhë në Kuvend në mënyra pak më ndryshe se herën e parë, kemi Trustin me nënshkrime të qytetarëve, të cilët ata kanë vërtetu se kanë nevojë për ato mjete”, tha Balje.