Deputetja e LDK-së publikon “fakte”: Pretendon se Qeveria ia vodhi partisë së saj programin qeverisës

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, po pretendon se VV ka vjedhur programin qeveritar nga partia e saj.

Konkretisht, ajo thotë se çështja e ndalimit të qeseve plastike si dhe kodimi si lëndë obligative në shkolla, janë dy pika të cilat janë në programin e partisë së saj.

Në këtë formë, ajo thotë se “qeveria po inspirohet nga LDK”.

Postimi i plotë:

Po i lë këtu fotot nga shpalosja e programit Rruga e Re më 18 shtator, meqë duket që kemi inspiruar Qeverinë.

Kemi edhe 98 tjera të publikuara si këto më poshtë, e dhjetëra të papublikuara. Konventën e kemi me 19 nëntor – për inspirim shtesë!

Shihemi!.