“Der Standard” i Austrisë: Fqinjët po paguajnë çmimin, Perëndimi po ia mban anën Serbisë

Gazeta liberale austriake, “Der Standard” me seli në Vjenë, ka analizuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht në dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas tyre, vendi ynë po paguan çmimin e faktit se Perëndimi po ia mban anën Serbisë, përcjell lajmi.net.

Jo vetëm kaq. Ata kritikojnë edhe qasjen e Escobarit, që në bashkëpunim me Lajçakun, po tentojnë afërsinë e Serbisë kah ana tjetër e kontinentit.

Përveç këtyre dyve, gazeta përfshin edhe ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Chris Hill.

Tutje thuhet se të tretë po i bëjnë presion Kosovës që ta themelojnë një Asociacion që do të jetë zhbërje e sovranitetit.

Në anën tjetër, Der Standard shkruan se ekziston frika që Perëndimi ka pak gjasa të ndryshojë diskurs, duke frikësuar kështu një pjesë të rajonit. Kjo pasi, Serbia dhe mosdënimi i saj është një prej dëshmive kryesore.

Këtu më pas përmenden edhe politikat e Vuçiqit që në koordinim me mediat, u jep cilësime të ndryshme shqiptarëve.