Deri kur ka kohë qeveria që të kthejë përgjigje për projektligjin e Trustit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në një intervistë për IndeksOnline foli për trustin i cili do të procedohet në kuvend javën e ardhshme, fillimisht në komision pastaj në seancë për lexim të parë.

Haxhiu akuzon qeverinë për mos përfshirje në këtë iniciativë, si dhe theksojë se Qeveria ka kohë deri të premten të jep mendimin e saj.

Tani ka 3 javë që projektligji nga kryesia e kuvendit është dërguar në Qeveri për mendim deri të premten ka kohë qeveria që të jap mendimin e saj për projektligjin, me apo pa mendimin e qeverisë projektligji nga java e ardhshme vjen në kuvend për trajtim në procedura parlamentare. Fillimisht do të shkojë në komisionin për të drejtat e njeriut dhe peticione dhe pastaj do të kthehet në seancë të kuvendit për lexim të parë. Qeveria do të duhej të ishte më pro aktivë sa i përket kësaj iniciative tan nga qytetarët me 21.300 nënshkrime, pra është një projektligj i cili ka marrë mbështetjen e madhe qytetare, ku qytetarët për 8 ditë kanë grumbulluar më shumë se 21 mijë nënshkrime dhe kanë prodhuar në kuvend. KQZ-ja i ka verifikuar nënshkrimet dhe projektligji tani më i plotëson të gjitha kushtet procedurale dhe ligjore për t’u trajtuar në seancë të kuvendit vetëm është pritur edhe mendimi i qeverisë. Qeveria do të duhej të ishte më pro aktivë që mos të jepte mendimin në ditën e fundit”, ka deklaruar Haxhiu.