Dëshmitari i 12 në Hagë ishte bujk nga Kosova: Pretendon se u keqtrajtua nga ushtarët e UÇK-së

Dëshmitari i 12-të në rastin e krerëve të UÇK-së e ka dhënë dëshminë e tij në Hagë.

Ai po e jep dëshminë me masa strikte mbrojtëse, përderisa ka qenë prokurori që e ka lexuar një histori të shkurtër për dëshmitarin, raporton Nacionale.

Është shqiptar i Kosovës i cili në vitin 1998 ishte bujk. Në mes gushtit e morën nga shtëpia ushtarët e UCK-së dhe e mbajtën të ndaluar. E morën në pyetje anëtarët e UÇK-së lidhur bashkëpunimin me regjimin. U keqtrajtua dhe u rrah nga pjesëtarë të UÇK-së. Ai pa dhe vërejti që u rrah me të ndaluar të tjerë dhe ishin në kushte të dobëta. Dëshmitari qëndroi në një dhomë pa dyshekë dhe nuk i dhanë ushqim të mjaftueshëm, nuk u trajtua nga pikëpamja mjekësore. Lëndimet që pësoi dëshmitari kanë ende ndikim në mirëqenien dhe shëndetin e tij”, ka thënë prokurori James Pache.

Seanca po mbahet e mbyllur.