Dëshmitarja serbe në Hagë thotë se kishin raporte të mira me shqiptarët

Dëshmitarja Dragica Bozhaniq ka folur lidhur me sulmin që e kanë pësuar nga ushtarët e UÇK-së.

Dëshmitarja ka thënë se me shqiptarët nuk kishin pasur probleme, madje ka përmendur një marrëveshje që ta ndihmon njëri-tjetrin.

Dëshmitarja e ka pranuar që djali i saj ishte dërguar për shërbim ushtarak në ushtrinë e Serbisë, dhe një kushërir i saj gjithashtu.

Nacionale sjell një pjesë të përgjigjeve të dëshmitares:

Prokurori: Në të shkuarën keni dhënë shumë deklarata. A të kujtohet që bëmë disa korrigjime?

Dëshmitarja: Po

Prokurori: Çfarë korrigjimesh? A ishin pasqyruar këto ndryshime?

Dëshmitarja: Po

Prokurori: Ti ke thënë se bashkëshorti ka qenë mësues?

Dëshmitarja: Po. Edhe drejtor shkolle.

Prokurori: Bashkëshorti a ishte anëtar i Policisë apo Ushtrisë serbe?

Dëshmitarja: Jo. Kishte problem me veshkë dhe për këtë arsye nuk ka qenë në ushtri.

Prokurori: Burrat e fshatit tëndë e kishin për detyrim që të kryenin shërbimin ushtarak?

Dëshmitarja: Mesa di unë, burrat e tjerë e kanë pasur detyrimin. Por jo burri im.

Prokurori: Ky detyrim ishte edhe për shqiptarët?

Dëshmitarja: Po

Prokurori: A e ka pasur raporte burri juaj me këtë personin që e përmendëm në seancë private?

Dëshmitarja: Burri im e mbajti fjalën fatkeqësisht, ata e thirrën dhe e pyetën nëse do të ofronte ndihmë dhe nuk e lejoi. Ky personi nuk e mori fjalën. Na morën dhe na sulmuan më 18 korrik. Në oborr na morën, dhe kur e pashë këtë burrin u befasova sepse kishte pasur marrëveshje që ndryshe kishte rënë dakord. Na morën, hynë në shtëpitë tona me forcë, kërkuan disa gjëra. Na thanë uluni të gjithë, ne u ulëm. Djalin ma plagosën, sepse kishin hedhur bomba. Unë fillova të qaja dhe nuk e dija më çka të bëja.

Prokurori: Sa kohë e njihte ky personi bashkëshortin tuaj?

Dëshmitarja: Nuk ta them dot me saktësi, por e njihnin njëri-tjetrin mirë. Së fundmi kur po ndërtonim shtëpinë erdhi dhe i vuri dyert. Po mos ta njihnin, nuk do të vinte ta vizitonte për marrëveshje.

Prokurori: Në deklaratën e mëprashme ke përmendur disa burra. Ke përmendur disa emra. Ndonjë nga këta burrat a ka qenë anëtar aktiv i ushtrisë serbe?

Dëshmitarja: Me sa e di unë jo.

Prokurori: Këta burrat e fshatit tëndë që u arrestuan nga UÇK-ja. A kishin marrë pjesë në luftime kundër UÇK-së?

Dëshmitarja: Jo

Prokurori: A kishte luftime në regjionin ku qëndronte UÇK-ja para 17 korrikut?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: Ku ishin fushat ku punonin serbët në raport me fushat e shqiptarëve?

Dëshmitarja: Fushat të përziera. Kishte fusha vetëm serbët, vetëm shqiptarët. Krejt normale.

Prokurorja: Sa shpesh shiheshin kur punonin fushat e tyre serbët e shqiptarët?

Dëshmitarja: Çdo ditë. Kishte respekt të ndërsjellë.

Prokurori: Djali juaj i madh dhe një tjetër kanë shërbyer në ushtri. Ditën kur ndodhi sulmi më 17 korrik 1998, këta dy persona ishin aty?

Dëshmitarja: Jo, burri im kishte dërguar djalin vullnetar në ushtri për të bërë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, dhe nuk duhetj të qëndronte aty gjatë. Pastaj do kthehej. Sa i përket Zllatko Bozhaniqit, ai ka qenë mercenar, dhe ka shkuar të punojë për para. Shkoi në ushtri me pagesë.