Dëshmitë e vjetra që i dhanë në Hagë e Kosovë: Selimi e Krasniqi e humbin betejën në Apelin e Speciales

Dy prej ish-udhëheqësve të UÇK-së që po e vazhdojnë përballjen me drejtësinë e Dhomave të Specializuara, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, e kanë humbur një betejë në Gjykatën e Apelit në Hagë.

Kjo ndërlidhur me pranimin si prova të disa deklaratave që Selimi e Krasniqi kishin dhënë kohë më parë në Tribunalin e Hagës dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Disa prej këtyre provave ishin pranuar në muajin nëntor të vitit të kaluar. Por, Selimi e Krasniqi vendosën të ankohen në Gjykatën e Apelit të Speciales, me arsyetimin se janë shkelur procedurat.

Megjithatë, edhe Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankesën e tyre, dhe si rezultat disa prej deklaratave që të dy kanë dhënë në të kaluarën, kanë mbetur si prova në procesin gjyqësor aktual.

Fjala është për disa deklarata që Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kishin dhënë në procese të ndryshme në Tribunalin e Hagës si dhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Gjykata e Apelit në Hagë ka gjetur se nuk ka pasur ndonjë shkelje në vendimin e shkallës së parë.

“Kolegji i Apelit fillimisht do të trajtojë pretendimin e të akuzuarve se dëshmitë e Krasniqit dhe Selimit janë marrë në mënyrë që nuk është në përputhje me të drejtat e të dyshuarit. Në fillim, Kolegji i Apelit thekson se Selimi nuk argumenton se ai kishte të drejtë të dyshonte për garanci në kohën kur ai dha dëshmitë e tij në TPNJ ose PSRK.1 Sa i përket Krasniqit, Kolegji rikujton konstatimin e tij më lart se Trupi Gjykues nuk gaboi duke mos e trajtuar atë si të dyshuar kur ai dha provat e tij nga ICTY. Pavarësisht nëse një pjesë apo tërësia e të dyshuarit garanton – siç përfshihet ndër të tjera në nenin 38(3) të Ligjit dhe rregullat 42 deri në 44 të Rregullave118 ​​– nuk iu dhanë Krasniqit dhe Selimit kur ata dhanë provat, ata nuk kishin të drejtë për garanci të tilla në kohën kur neni 6 i KEDNJ nuk ishte i zbatueshëm për ta si dëshmitarë”, thuhet në vendimin e Gjykatës e Apelit, raporton Nacionale.

“Si rezultat, fakti që këto garanci nuk u janë dhënë atyre në atë kohë nuk përbën në vetvete shkelje të standardeve të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në përputhje me Rregullin 138(2) të Rregullave. Në këtë kuptim, Kolegji i Apelit nuk sheh asnjë gabim në konstatimin e Trupit Gjykues se TPNJ-ja nuk ishte e obliguar t’i informonte Krasniqin dhe Selimin për privilegjin e tyre kundër vetë-inkriminimit pasi ata konsideroheshin si dëshmitarë dhe jo si të dyshuar. 119 Rrjedhimisht, nuk është e nevojshme që Kolegji i Apelit të angazhohet në vlerësimin nëse të Akuzuarve iu morën të gjitha ose disa nga garancitë e të dyshuarve kur ata dhanë provat e tyre të TPNJ-së dhe PSRK-së”, thuhet më tutje në këtë vendim të Apelit të Speciales.

Në një pjesë të vendimit, APeli dha një arsyetim pse nuk ka shkelje as në pranimin e provave e dëshmive që Selimi e Krasniqi kishin dhënë në Tribunalin për krime lufte në ish-Jugosllavi.

“Trupi gjykues rikujton se kur vendosi të pranojë provat e TPNJ-së të Krasniqit dhe dëshmitë e TPNJ-së dhe të PSRK-së të Selimit, Trupi Gjykues në mënyrë të përsëritur konstatoi se “grumbullimi i plotë i paralajmërimeve për një të dyshuar nuk është normalisht i nevojshëm për qëllimin e pranimit në procedurat pasuese të një deklarate të dhënë si dëshmitar”. Sipas mendimit të Panelit, kjo gjetje pasqyron një keqinterpretim të standardeve përkatëse ligjore të vendosura nga GJEDNJ. Ndërsa, siç u konstatua më lart, nuk ka asnjë kërkesë për t’i dhënë paralajmërime të tilla një dëshmitari në kohën kur ai ose ajo jep dëshmi, pranimi i kësaj prove në procedurat e mëvonshme ende mund të cenojë të drejtat e të akuzuarit kundër vetë-inkriminimit pikërisht për shkak të rrethanat në të cilat është marrë në kohën kur këto paralajmërime nuk ishin të zbatueshme”, thuhet në vendimin e shkallës së dytë.

Sipas vendimit, këto deklarata janë të rëndësishme për procesin, dhe ato janë marrë pa asnjë shkelje.

Selimi e Krasniqi ishin ankuar me arsyetimin se ata nuk kishin qenë të njoftuar se dëshmitë e tyre, mund të përdoren kundër në gjykime të tjera siç është rasti aktual në Gjykatën Speciale të Hagës.