Dështimi i Qeverisë për sigurimin e librave, deputetët sot mblidhen në dy seanca

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca, njëra nga to e jashtëzakonshme.

Në seancën plenare që pritet të fillojë në orën 10:00, në rend dite janë gjithsej tetë pika për diskutim, përfshirë votimin e Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Ndërsa në seancën e jashtëzakonshme e cila pritet të nis në orën 14:00 do të ketë debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.