Dështon miratimi i Ligjit që obligon mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që ta bëjnë kuorimin e nevojshëm për miratim në lexim të dytë Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë anise opozita ishte në seancë, por nuk e bëri kuorumin.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar, që mjekët dhe profesorët të largohen nga detyrimi për ta deklaruar pasurinë.

Në anën tjetër, Ministrja Albulena Haxhiu iu ka bërë thirrjet deputetëve që ta votojnë këtë projektligj, duke thënë se në të kundërtën Kosova del keq në raporte nërkombëtare.

“Propozimi ka qenë që edhe mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë, por deklarimi i tyre të mos jetë publik. Komisioni për Legjislacion i ka bërë publike deklarimet e pasurisë së profesorëve univeristare. Po na merr kohë dhe nuk duhet me qenë kaq joserioz.Është tallje me Kuvedin dhe qytetarët”, u shpreh Haxhiu.