Detaje të rënda për rojën që u vra në Top Channel: Jetonte në varfëri, punonte edhe për festa

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me viktimën 60-vjeçare që u vra si pasojë e goditjes nga plumat mbrëmë në Top Channel.

Viktima ishte Pal Kola.

60-vjeçari banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

Burimet bëjnë me dije se i ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat.

Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij.

Viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte. Djali i tij jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët janë të pamartuar. Njëra nga vajzat është e divorcuar dhe ka një djalë. Tani jeton tek familja e vet.

Familja me origjinë nga Puka jetonte në Sharrë prej mbi 25 vitesh./Nacionale