Dhjetëra banorë dyshohet të jenë helmuar nga uji i pijes, lajm i frikshëm nga kjo komunë e Kosovës…

Disa banorë të fshatrave Nikaj, Rekë, Biçec, Dubrave e Doganaj, ditëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore si pasojë e përdorimit të ujit të pijes.

Ata kanë këkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare tek ‘Dëshmorët e Lirë”.

Simptomat e tyre kanë qenë me simptome të vjelljes, temperaturës, barkqitjes, mundimit dhe plogështisë.

Për kujdes gjatë konsuminimit të këtij uji, kanë apeluar edhe mjekët e Kaçanikut.

“Qytetarë të lokaliteteve Nikaj,Rekë ,Biçec,Dubravë ,Doganaj ju rekomandojmë që ujin për pije t,a vloni para përdorimit ,pasi që ujin që po e përdorni për pije po dyshojmë se është i ndotur. Gjatë këtyre 2 ditëve kemi pasë raste të shumta të pacientëve me simptome të vjelljes,temperaturës,barkqitjes, mundimit,plogështisë”, thuhet në apelin e tyre.

Shumica e pacientëve janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë trajtuar në QKMF dhe deri më tani nuk e kemi asnjë pacient të hospitalizuar.

“Situata është në kontroll të plotë dhe nuk ka arsye për panik. Ne si institucion kemi kontaktuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Ferizaj ,me ç’rast ata kanë marrë mostrat e ujit për analiza kimike dhe bakteriologjike dhe rezultatet i presim pas disa ditëve”, thuhet tutje në njoftim.

Poashtu edhe sot një ekip mjekësor nga IKSHPK-ja, në Ferizaj ka dalë në terren te këto lokalitete për të bërë edhe disa analiza shtesë.