Dialogu Kosovë-Serbi, nesër mbahet takimi trepalësh në Bruksel

Zëdhënësi për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Peter Stano ka konfirmuar takimin e nesërm në Bruksel, ku emisari Lajçak do të takojë kryenegociatorin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Të dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Stano përmes një njoftimi ka thënë se konteksti i takimit do të jetë pikërisht dialogu me fokus te zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës.