Dimal Basha: Kosova vuan për saldues

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka folur për tregun e punës dhe profesionet që mungojnë në Kosovë.

Ai tha që Kosova vuan për zantli, për saldues.

Sipas tij shkollimi dual ka filluar në 20 shkolla dhe kjo është një nismë e mirë dhe tha që janë në binarë të duhur.

Basha tutje tha që edhe në shëndetësi kanë filluar investimet duke marrë si shembull QKMF-në e Ferizajt.

Ai shprehi shqetësimin që shumë projekte më parë kanë filluar pa u bërë shpronësimi.

Basha tha që në Ferizaj është dhënë kontrata për ndërtimin e spitalit në kundërshtim me PZHK-në.

“Është nënshkru kontrata me 9 miliion euro, 9 milion euro veq armaturë shkon, është hap gërmadha dhe është bllokuar si projekt”, pra është nis keq, Tani janë ndarë gati 20 milion euro dhe do të kryhet, tha Basha. /Gazeta10