Dita e Çlirimit në Istog, Ferati: UÇK-ja na solli lirinë, kujtojmë me krenari presidentin Rugova dhe familjen Jashari

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ua ka uruar qytetarëve të Istogut Ditën e Çlirimit, nga okupatori serb, që ndodhi saktësisht 24 vite më parë, me ndihmën e NATO-s.

Ai tha se kurrë në historinë e Kosovës nuk ka pasur një të njëjtë si UÇK-ja.

Sipas tij, UÇK-ja e çoi misionin e saj deri në fund, e që rezultoi me sjelljen e lirisë që edhe sot e gëzojmë së bashku.

“Kujtojmë sot me krenari Presidentin Rugova, Familjen Jashari, e shumë e shumë gra e burra te tjerë që nuk kursyen asgjë për lirinë e këtij vendi”, tha ai.

Ferati po ashtu falënderoi të gjithë dëshmorët dhe heronjtë që kontribuuan në çlirimin e Istogut dhe gjithë vendit.