Djali i ish rreshterit policor në Gjakovë tenton vetëvrasjen, dërgohet në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka goditur qytetin e Gjakovës sot, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryen vetëvrasje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për djalin e një ish-rreshterit të Policisë së Kosovës i cili dyshohet se ka tentuar të kryente vetëvrasje me armë zjarri, personi në fjalë është dërguar në QKUK dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.