Drejtoresha e Shëndetësisë flet për rastin e 4-vjeçares: Kemi folë me mjekët, i kemi të gjitha incizimet e kamerave

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu-Kola ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së 4-vjeçares dhe ka folur për akuzat e prindërve për neglizhencë.

Ajo ka thënë se bashkë me drejtorin e QKMF-së kanë shkuar në Urgjencë për t’i verifikuar vizitat e fëmijës në fjalë.

Shehu-Kola ka thënë se aty i kanë marrë deklaratat e të dy mjekëve të cilët e kanë kontrolluar fëmijën 4 vjeçar.

Ajo thotë se pasi mjekja ia ka përshkruar terapinë, e ka udhëzuar nënën që mund ta sjellë përsëri, nëse nuk do t’i ulet temperatura fëmijës.

Unë e japë deklaratën time si institucion. Me të marrë lajmin dje rreth pasdites, bashkë me drejtorin e QKMF kemi shkuar në Urgjencë për t’i verifikuar vizitat e fëmijës. Aty kemi marrë deklaratat e dy mjekëve të cilët e kanë vizituar. Deklarata e parë ka qenë kur nëna ka shkuar me fëmijë në datën 16 rreth orës 14  dhe është vizituar janë dëgjuar mushkëritë dhe zgavra e gojës, fyti sepse ka qenë pak i skuqur, ka qenë me temperaturë me 39 . Mjekja e cila e ka përshkru terparinë, i ka thënë nënës nëse vazhdon me temperaturë atëherë mund ta sillni prapë, sepse ka qenë gjendje gripoze”, ka thënë ajo.

Më pas ajo ka treguar se vizita e dytë ka ndodhur në orën 23:00, ku e njëjta ka hyrë në njësinë e Urgjencës, dhe aty pasi mjeku e ka vizituar fëmijën dhe pas dhënies së terapisë së drejtpërdrejtë e ka udhëzuar për shkuarje të menjëhershme në spital.

“Tek vizita e parë, e orës 14, mjekja, thotë nuk ka pas shenja dhune. Në ora 23, që e njëjta paciente vjen prapë në ora 23 e 21, hyn në njësinë e urgjencës, pastaj ekipi kujdestar e shtrijnë menjëherë në krevat dhe i japin terapi. Po aty thotë nona, që një fëmijë e ka qëlluar në gjoks. Mjeku e viziton dhe e sheh që për shkak të temperaturës, me administrim të terapisë së drejtpërdrejt dhe pas 10-15 minutave ia jep udhëzimin për spital.”, ka thënë tutje drejtoresha në T7.

Sa i përket pretendimeve për shenja dhune, ajo ka thënë se mjekët kanë pohuar se në asnjërën prej vizitave s’kanë vërejtur shenja dhune, ndonëse nëna ka pretenduar se fëmija ishte goditur në gjoks.

Në vizitën e parë, nëna nuk e ka shpreh një dhunë apo shfaqje të shqetësimit të fëmisë, përveç zjarmisë. Sepse fëmija ka shkuar duke qajt. Të dy mjekët pohojnë, se nuk kanë parë shenja dhune në pjesën e gjoksit, siç e përshkruan nëna. Sa i përket kujdesit primar, unë për këtë punë i falënderova mjekët, sepse e kanë dhënë ndihmën në kohën e duhur. I kemi të gjitha video-incizimet, se kur hyn pala, se si trajtohet e krejt. Këto do t’i dërgojmë në polici dhe prokurori, deri në zbardhje të rastit.