Drenas: Një grua gjendet e vdekur në banjon e shtëpisë, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në një familje në fshatin Baicë të Drenasit. Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Sinjali mëson se viktima ishte gjetur në banjon e shtëpisë dhe se i takon moshës rreth 40-vjeçare.

Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e rastit tragjik.