Dritë e gjelbërt për planin miliardësh të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kushte për Kosovën dhe Serbinë nëse duan të përfitojnë

Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për Ballkanin Perëndimor, si një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me Bashkimin Evropian dhe rritjen ekonomike në rajon, shkruan Gazeta Express.

Ky plan do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro granted he 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme.

Këshilli ka bërë të ditur se parakushtet e përgjithshme për mbështetjen e BE-së në kuadër të instrumentit përfshijnë që partnerët të vazhdojnë të mbështesin dhe respektojnë mekanizmat efektivë demokratikë, duke përfshirë një sistem parlamentar shumëpartiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, media pluraliste, një gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit, dhe të garantojnë respektimin e të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave, raporton Gazeta Expres.

Ndërkohë për Kosovën dhe Serbinë ka edhe parakushte të tjera, ku pëerfshihet progresi në Dialog dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në procesin e negociatave, përfshirë edhe marrëveshjet e kaluara.