Dua Lipa kapet “mat” me aktorin e njohur

Dua Lipa dhe Callum Turner janë në qendër të thashethemeve për romancë, pasi dyshja u pa duke kërcyer në një festë.

Këngëtarja 28-vjeçare dhe aktori 33-vjeçar morën pjesë në një festë pas premierës së serialit të ri televiziv Masters of the Air në Los Angeles të mërkurën mbrëma.

U shfaqën pamjet e Duas që dukej se e tregonin atë duke shijuar një moment privat me një burrë. Teksa video nuk ishte e qartë, burri ishte i veshur me një kostum që në dukje përputhej me atë që Callum kishte veshur në tapetin e kuq.

Madje Callum u pyet për momentin kur po dilte nga festa.