Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri, ndan disa foto për publikun e saj

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë është rikthyer në Shqipëri dhe kjo është vera e tretë radhazi që ylli zgjedh bregdetin shqiptar për pushime, përkatësisht jugun e vendit.

Dua nuk ka nguruar që të publikojë fotografi nga pushimet në Shqipëri.

“Duke ngarkuar kristalet e mia”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive.