Dubai do të ndërtojë “Kullën e Orës” rezidenciale të më të lartë në botë

Dubai ka vendosur t’i shtojë vendit një tjetër figurë madhështore në horizontin e tij, duke ndërtuar një “kullë ore” të lartë 450 metra.

Kulla Aeternitas emri i së cilës nga latinishtja do të thotë “përjetësi”, do të jetë e dyta më e larta në botë pas Kullës së Orës në Mekë të Arabisë Saudite, por e para për faktin që ajo do të jetë e banueshme.

Ky ndërtim do të realizohet në saje të partneritetit midis zhvilluesit të pasurive të paluajtshme me bazë në Dubai, London Gate, dhe prodhuesit zvicerian të orëve luksoze, Franck Muller.

“Ne besojmë se kulla do të shihet nga gjashtë kilometra larg për shkak të lartësisë së madhe”, tha Tom Hill, koordinator i marrëdhënieve me media.

Bëhet e ditur se, ndërtesa do të përbëhet nga 649 njësi ku përfshihen apartamente me një deri në tre dhoma gjumi.