Shumë nxehtë në dy ditët e ardhshme. Në fundjavë rënie e temperaturave, me mundësi zhvillimi edhe për stuhi shiu ditën e shtunë, parashikon “Prishtina Weather”.
Në fundjavë, vije sërish tek një destabilizim i theksuar i motit, ku ditën e shtunë mund të ketë zhvillime të stuhive të shiut, që shoqërohen lokalisht edhe me erë, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër. Rrebeshe shiu e bubullima priten përgjatë ditës së diel, me një rënie më të theksuar të temperaturës.
Ditën e hënë do të ketë vransira dhe intervale me diell, e pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu.
Cilësa e ajrit mund të pësojë një përkeqësim ditëve të ardhshme me depërtime të pluhurit saharian që mund të rrisin koncentrimet e grimcave të materies edhe në vlera mesatare apo edhe të dobëta vende-vende. Gjithashtu në këto kushte të motit të nxehtë dhe me diell, orëve të pasdites rritje shënon edhe ozoni sipërfaqësor që ndikon tek indeksi të qëndrojë në vlera mesatare.
Rreziku nga rrezet ultravjollce, në ditët e ardhshme do të jetë shumë i lartë, prandaj edhe preferohet që t’i shmangemi më shumë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.
Datat:
18.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
19.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me vransira kalimtare. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.
20.08 – Mbetet nxehtë, por kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime edhe të stuhive me shi, e nuk përjashtohen gjasa që lokalisht të ketë edhe breshër.
21.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten edhe mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
22.08 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat shënojnë rritje deri ditën e premte e më pas në rënie. Minimalet arrinë deri në 20C ditën e premte dhe shtunë. Edhe maksimalet shënojnë rritje deri në 37C ditën e premte, e deri të dielen zbresin në 25C.
Frynë erë nga perëndimi e jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-10m/s, e në fundjavë ndryshon drejtimin në veri e verilindje.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së lehtë nën vlera normale.