Dy persona humbin jetën në bjeshkët e Junikut, deklarohet prokuroria

Një çift bashkëshortor ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Junikut, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Kjo është konfimuar nga ana e Shkodran Nikçit – zëdhënës në Prokurorinë Themelore në Pejë.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes, njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”, tha Nikçi.

Po ashtu është bërë e ditur se dy trupat e pajetë do të dërgohen per autopsi në IML