Dy persona në Fushë Kosovë prezantohen rrejshëm si policë, ndalin veturën dhe vozitësit ia kërkojnë dokumentet

Dy persona në Fushë Kosovë janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “prezantim i rremë”.

Policia njofton se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të prezantuar si policë të cilët i kanë kërkuar dokumentet personale.

Grupi Punues i Këshillit Evropian mblidhet sërish për vizat muajin e ardhshëm

Si rezultat i veprimeve policore të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.