Dy serbë të arrestuar në Jarinjë, po intervistohen nga krimet e rënda

Dy serbë sapo janë arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë.

Aktualisht të dytë po intervistohen nga krimet e rënda të Policisë së Kosovës.

Njëri nga të dyshuari pritet të dërgohet në mbajtje, pasi ishte i dënuar, ndërsa tjetri është duke u marrë në pyetje.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëvendësdrejtor rajonal i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Gazeta do t’ju mbajë të informuar.