Dy shtete të tjera konfirmojnë mbështetjen ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne në një konferencë për media kanë konfirmuar mbështetjen ndaj Kosovës drejt liberalizimi të vizave.

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen, deklaroi se do të luftoj për Kosovën dhe zhvillimin e saj në BE.

“Jam e lumtur që të ju njoftoj se jam një mike e fuqishme për mbrojtjen e Kosovës dhe të luftoj në parlamentin evropian dhe finlandez për çështjen e Kosovës si mbështesë për zhvillimin e BE-së, Finlanda është mbështetëse e gjitha aspiratave tuaja euroatlantike”, tha Tuppurainen.

Ajo tutje u shpreh optimiste se Kosovës do t’i mundësohet shumë shpejt liberalizimi i vizave.

“Mbështetja e Finlandës për liberalizimin e Kosovës dhe jam me shpresë që BE-ja në fund të fundit do ta zgjedh këtë problemin dhe ne e mbështesim fuqishëm Kosovën. Për ne Kosova është një shembull pozitiv i një anëtare aktiv dhe konstruktiv të rendit ndërkombëtarë që vlerësojnë harmonizimin me sanksionimin e BE-së kundër Rusisë së bashku duhet ta ndalojmë Rusinë atë luftë ilegale në Ukrainë”.

Por, sipas saj duhet të përmbushen edhe disa kritere.

“Kosovës i nevojiten përmbushja e të gjitha kritereve pastaj mund ta merrni liberalizimin e vizave. Unë të them jam optimiste që ne do të vazhdojmë përpara me këtë çështje mund të themi që mund të ndodh që në vjeshtë mund të kemi ndonjë lajm pozitiv po ashtu ne mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Ndërsa, ministri për çështje evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, ka thënë se BE-ja punon me Kosovën në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, tha ai në një konferencë për shtyp.

Byrne, u shpreh edhe për nevojën për të konkluduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në një marrëveshje ripajtimi.

“Ky dialog, sipas pikëpamjes sonë është platforma më e mirë për zgjidhur dallimet dhe për të çuar para perspektivën evropiane të Kosovës. E kuptojmë që është e vështirë, sepse çdo marrëveshje për pajtim ka edhe kompromis për palët, dhe këtë e kemi pasur edhe ne me Irlandën Veriore”, tha ministri.

Ai shpjegoi situatën politike mes dy irlandave, për të cilat u shpreh se kanë arritur barazi dhe njohje të ndërsjellë.

“Ne ju mbështesim plotësisht, dhe jo vetëm për perspektivën evropiane por edhe atë ndërkombëtare si komb”, u shpreh mes tjerash ai.

Aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Thomas Byrne, e përshëndeti, për të cilën tha se kjo gjë është indikatore që qeveria kosovare e ka seriozisht avansimin e të drejtave të njeriut, dhe i ka vendosur si qëllim parësor.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u shpreh se kishin një takim në të cilin është vlerësuar lart roli i dy vendeve në zhvillimin e Kosovës.

“Teksa marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale në këto shtete fuqizohen dita-ditës bashkëpunimi ynë rritet dita ditës në të mirë të vendeve tona. Vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme të dy vendeve mike në rrugëtimin e Kosovës drejt liberalizimit të vizave integrimit evropian anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në NATO por edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha Bislimi.

Ai ka shtuar se, “Kosova veç është dëshmuar si një partner serioz në provomimin e vlerave të mirëfillta në bashkëpunimin ndërkombëtar”.

Ndërsa, ka përmendur edhe disa nga temat që i ka diskutuar gjatë takimit.

“Në takimin tonë shfrytëzova të njoftoj të dy vendet në të arriturat e vendit tonë në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit po ashtu i njoftova për masat që i kemi marrë ën sektorin e energjisë po ashtu të disa produkteve bazë të konsumit”.

“Ju faleminderit për vizitën është nder i veçantë për Kosovën të ju mirëpres”.

Lajmi në përditësim…/Albanianpost.com