Dy urologë të QKUK-së po trajnohen për laparaskopi dhe RIRS në Universitetin ‘Firat’ të Turqisë

Urologët e QKUK-së po trajnohen për përdorimin e laparaskopisë në trajtimin e problemeve urologjike.

Dr. Liridon Selmani dhe Dr. Artan Elshani po qëndrojnë në Turqi ku po mbajnë një trajnim për përdorimin e aparaturës së laparaskopisë për trajtimin e patologjive, shkruan Gazeta Shneta.

Urologët po ashtu po mësojnë edhe për procedurën e avancuar invazive endoskopike RIRS.

Ata kanë udhëtuar në Turqi me vetiniciativë. Lexoni më poshtë postimin e plotë të tyre:

Dita e dyte e trajnimit ne Turqi kryesisht ne fushen e Laparaskopise dhe RIRS (te cilat nuk performohen ne Kosove) – nje pritje e ngrohte dhe vellazerore.

Falenderojme Drejtorin e Klinikes Prof. dr Irfan Organ dhe Prof. Tunc Ozan per mikepritjen dhe mundesine e dhene.

Urojme qe njohurite e perfituara te mund t’i implementojme ne Kliniken e Urologjise ne Prishtine.