Dy ushtarë të FSK-së diplomojnë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit

Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka njoftuar se dy pjesëtarët e FSK’së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.

Maqedonci ka publikuar fotografi nga ceremonia, derisa ka thënë se është krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve.