Dy vëllezër nga Rahoveci rrahen pas një mosmarrëveshjeje, dërgohen në mbajtje

Dy vëllezër nga Rahoveci janë dërguar në mbajtje pasi janë rrahur pas një mosmarrëveshjeje.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, përcjell 07 Press.

Të njëjtit thuhet të kenë pranuar trajtim mjekësor.

Rahovec  25.08.2023 – 15:25. Janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj kosovar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht dhe sulmuar njëri tjetrin dhe si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.