Dyshime për dallavere në konkursin për infermierë në spitalin e Pejës

17 aplikuan, por fatin për t’u pranuar e patën vetëm 5 kandidatë.

Rinesa Imeraj, Bleonesa Sylaj, Elona Myrta, Shpresa Nikçi dhe Besarber Qufaj janë infermierët që u punësuan së fundi nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Por, për pranimin e tyre,  janë adresuar disa ankesa në drejtim të këtij institucioni.

Madje, burimet i kanë thënë televizionit se kandidatët e pranuar kanë lidhje të afërta familjare me disa prej anëtarëve të bordit të këtij spitali.

Televizioni gjatë ditës ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e saj, Fazli Shala, por i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij.

Ngjashëm ndodhi edhe me anëtarët e komisionit vlerësues që nuk u deklaruan për këtë çështje.