Dyshohet për bombë në afërsi të Manastirit të Banjskës

Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në afërsi të Manastirit në Banjskë të Zveçanit.

Sipas burimeve të tëvë1, në këtë zonë dyshohet për një bombë.

Aktualisht sipas gazetarit i cili ndodhet në vendngjarje, Arton Rama, të pranishëm në këtë zonë janë pjesëtarët e KFOR-it të cilët po merren me rastin.