E çuditshme: Përplasen Kurti dhe Konjfuca, ndërhyjnë edhe Bislimi e Murati

Pas pushimeve të verës, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kthyer sot sërish për të zhvilluar seancën e radhës.

Kjo seancë ka filluar me debate parlamentare, për të vazhduar me pas me pyetjet e deputetëve.

Por gjatë zhvillimit të kësaj seance pati edhe disa diskutime në mes qeveritarëve.

Ishin pikërisht kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe zv/kryeministri, Besnik Bislimi, të cilët janë parë duke debatuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në një video të publikuar në media vërehet një diskutim mjaftë i zëshëm në mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit Konjufca.

Po ashtu gjatë këtij diskutimi të përfshirë ishin edhe Bislimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, por të cilët më pas qëndruan më të heshtur.

Duhet përkujtuar që së fundi është raportuar për numër të madh të pakënaqësive në mes të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

E pas përfundimit të diskutimit në mes Kurtit dhe Konjufcës, kryeministri Kurti është parë mjaft nervoz dhe aspak në disponim të mirë./Lajmi.net