E dhimbshme: Brenda një jave, vdesin dy vëllezër veteranë të UÇK-së nga Drenasi

Familja Lladrovci kanë kaluar një ditë të rënda, ku brenda një jave kanë vdekur dy vëllezër, që të dy veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë së dielës është varrosur Izet Lladrovci, 65 vjeçar i cili vdiq pas një sëmundje.

Ndërsa, një javë më parë si pasojë e një aksidenti tragjik vdiq vëllai i Izetit, Selveri, i cili po ashtu ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së.