E dhimbshme: Gjendet i vdekur një i ri nga Carrabregu i Deçanit, dyshohet se e mbyti rryma

Në qytetin e Pejës sot u gjet i vdekur në vendin e punës një person.

I njëjti dyshohet të ketë vdekur pas shkarkimit elektrik, teksa ishte duke punuar.

Indeksonline raporton se viktima në fjalë është Jeton Lataj, nga Carrabregu i Deçanit.

Bashkëshortja e viktimës kishte raportuar dje në polici se ai nuk ishte i qasshëm, teksa policia kishte nisur hetimet për person të zhdukur.

“Rreth orës 16:00, ankuesja femër kosovare ka informuar se burri i saj viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk ka qasje në telefon. Rasti është duke u hetuar” thuhej në raportin e policisë.